Zbulohet sa të ftuar ishin në dasmën e Arbanës dhe Eduartit/ Ja VIP-at që morën pjesë në ceremoni

Mediale Vip

Zbulohet sa të ftuar ishin në dasmën e Arbanës dhe Eduartit/ Ja VIP-at që morën pjesë në ceremoni

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 11:01
Arbana Osmani dhe Eduarti

Të shtunën më 17 qershor, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ceremonia u mbajt në Toskana të Italisë dhe ishte shumë private.

Të ftuarit kishin një porosi shumë të rëndësishme, ata nuk duhej që të postonin në rrjetet sociale asnjë moment nga dasma e tyre.

E sigurisht që të gjithë të ftuarit kanë respektuar privatësinë e tyre, ata kanë publikuar vetëm foto personale.

Më herët, Eduart Grishaj, ka thënë se do të jetë një dasmë me pak të ftuar, e në fakt thuhet se kanë qenë gjithsej 100 persona, mes familjarëve dhe miqve. Të ftuarit VIP?

E gjithë familja Hoxha, Ledion Liço, Eno Popi, Xhemi Shehu e cila është edhe mikesha e ngushtë e Arbanës, Eraldo Rexho, Xhensila Myrtezaj, Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Bruno, Ylli Limani, Anxhela Peristeri, Arbër Hajdari me bashkëshorten.

Gjithashtu nuk mund të mungonin dy të besuarit e moderatores së njohur, Jetmira Dushi dhe Arbër Bytyçi, të cilët janë kujdesur për çdo detaj për look-un e Arbanës.

Nga postimet në rrjetet sociale është vënë re edhe prania e Armand Pezëz dhe Marcela Latit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat