Vdes në moshën 92-vjeçare aktori Brett Hadley

Mediale Vip

Vdes në moshën 92-vjeçare aktori Brett Hadley

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 10:42
Brett Hadley

Ylli i “The Young and the Restless”, aktori Brett Hadley ka vdekur në moshën 92-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur mikesha e tij, Mary Ann Halpin, duke mos e bërë të ditur shkakun e vdekjes, shkruan Nypost.

“Me zemër të rënduar më duhet t’i them lamtumirë mikut tim Brett Hadley”, ka shkruar ajo.

Aktori ishte më i njohur për rolin e tij të gjatë në “The Young and the Restless” si detektivi i policisë së qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat