Zbulohet e kaluara e Georgina-s, i dashuri i fundit i jepte 2000 euro në muaj

Mediale Vip

Zbulohet e kaluara e Georgina-s, i dashuri i fundit i jepte 2000 euro në muaj

Më: 25 prill 2023 Në ora: 11:36
Georgina Rodríguez

Zbulohen të tjera detaje në lidhje me jetën e Georgina Rodríguez para se ajo të bëhej e famshme në vitin 2017 kur filloi të takohej me Cristiano Ronaldon.

Sipas revistës “Look”, ajo para se të takonte pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, kishte disa lidhje, edhe me njerëz të njohur si Miguel Ángel Silvestre, Alberto Santana, ish-ylli i spektaklit televiziv “Gratë dhe burrat” dhe Javi, ish-konkurrent i reality show “Ishulli i tundimeve”.

Po kështu, ka qenë e lidhur edhe me një burrë, që e ka ndihmuar financiarisht. Revista nuk ia thotë emrin, as ia zbulon identitetin, por për para ishte shumë mirë me të dhe kishin një lidhje serioze. Ata ishin bashkë deri para se të shfaqej Cristiano.

Megjithëse ai mund të kishte përfituar nga kjo situatë, nuk e ka bërë kurrë. Për më tepër, ky ish i dashur i jepte Georginës 2000 euro në muaj për shpenzimet e saj personale, të cilat i mbante në dollapin e punës.

Gjithashtu, kur babai i Georginas u nda nga jeta në vitin 2019, i pagoi asaj dhe motrës Ivana biletat për të shkuar në funeralin e mbajtur në Argjentinë. Dhe në atë kohë Georgina ishte e lidhur me Ronaldon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat