Akuza ndaj Eduart Grishajt se favorizon Luizin, flet Olta Gixhari

Mediale Vip

Akuza ndaj Eduart Grishajt se favorizon Luizin, flet Olta Gixhari

Më: 8 prill 2023 Në ora: 13:44
Olta

Njerëzit akuzonin Oltën si të favorizuarën e produksionit të "Big Brother", Olta akuzonte Luizin.

Shpesh ajo ka bërë akuza se Luizi "i ka shpatullat e ngrohta" dhe i është drejtuar duke i thënë "Kush të mban ty këtu brenda?".

Dhe mesa duket e paska pasur me regjisorin Eduard Grishajn. Kështu tha ajo në "Më lër të flas".

"Do doja të ndalesha pak edhe në diçka që ti i thoje Luizit që i thoje, ‘kë ka këtu brenda ky o vlla’. Më kë e kishe dhe pse me Eduart Grishajn."- ishte pyetja ngacmuese e Donaldit, të cilit ajo iu përgjigj:

"Po për atë e kisha. Aty ngaqë janë shkodranë dhe janë shokë dhe mendova se e mbronte. Thash "ta lëshoj njëherë si deklaratë"."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat