Sjellja e ftohtë ndaj Efit, Luizi: Nuk ka ndryshuar asgjë, më ke mua

Mediale Vip

Sjellja e ftohtë ndaj Efit, Luizi: Nuk ka ndryshuar asgjë, më ke mua

Më: 4 prill 2023 Në ora: 14:39
Luiz dhe Efi

Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes dikur kanë qenë miq të mirë e madje edhe aleatë në lojë.

Edhe pas largimit të Efit nga shtëpia, artisti shkodran e ka përmendur vazhdimisht duke thënë se ka qenë krahu i djathtë për të.

Megjithatë, me kthimin në spektaklin e së shtunës, ajo duket se nuk u prit edhe aq mirë nga këngëtari.

Në lidhje me këtë, ajo ditën e djeshme (e hënë) u ballafaqua me Luizin për të sqaruar ftohtësinë e tij.

Lexo po ashtuLuiz Ejlli ua rikujton banorëve: E mbani mend si më keni bullizuar në fillim, unë rrija vetëm qaja

Sipas Dhedhes, ajo nuk u prit ngrohtë, ashtu siç pritet një mik, sepse sipas saj, Ejlli e ka konsideruar të tillë.

Ajo në vazhdim e pyeti Luizin që çfarë nuk shkon me marrëdhënien e tyre, që solli këtë ftohje të menjëhershme.

Ai në anën tjetër u shpreh se nuk ka asgjë, por thjesht është shumë i fokusuar te loja, sepse edhe një muaj mbaron Big Brotheri.

“Nuk e kam për qëllim të të bëj të ndihesh keq. Nuk ka ndryshuar asgjë. Mua më ke. Mos e çaj kokën”, tha Luizi.

Dhe krejt në fund të bisedës, dyshja i dhuruan një përqafim njëri-tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat