Rikthehet në vëmendje historia e dashurisë mes Olta Gixharit dhe ish-banorit të “Big Brother”, lidhja zgjati vetëm katër muaj

Mediale Vip

Rikthehet në vëmendje historia e dashurisë mes Olta Gixharit dhe ish-banorit të “Big Brother”, lidhja zgjati vetëm katër muaj

Më: 13 janar 2023 Në ora: 07:12
Olta Gixhari dhe Olsi Mingomataj

Aktorja Olta Gixhari është një ndër banoret më të komentuara brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” dhe gjithashtu komentuesit kanë rikthyer lidhjet e mëparshme të saj me një personazh të famshëm të BBA

Ajo la Spanjën ku jetonte me partnerin dhe djalin e saj dhe erdhi në Shqipëri për t’u bërë pjesë e spektaklit. Olta u kthye menjëherë një nga banoret më të diskutuara brenda shtëpisë pasi debatoi me të gjithë banorët, e së fund,i edhe me Luizin duke e quajtur provincial.

Por jo të gjithë e mbajnë mend se Olta Gixhari ka pasur një histori dashurie me një nga banorët e “Big Brother 1”, Olsin, i cili u bë i famshëm për lidhjen e tij brenda shtëpisë me Noçen dhe për braktisjen nga e dashura live njërës prej të shtunave. Historia e dashurisë mes Olta Gixharit dhe Olsit zgjati vetëm katër muaj dhe sipas komenteve në atë periudhe, ata u ndanë pasi Olta ndihej superiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat