“Më iku drita e shpirtit”/ Mes emocionesh, Eli Fara rrëfen si e përjetoi humbjen e njeriut të shtrenjtë gjatë pandemisë

Mediale Vip

“Më iku drita e shpirtit”/ Mes emocionesh, Eli Fara rrëfen si e përjetoi humbjen e njeriut të shtrenjtë gjatë pandemisë

Më: 1 janar 2023 Në ora: 23:47

E ftuar në emisionin “Dola te Ola”, Eli Fara tha se boshllëku që ka lënë tek ajo, ndarja nga jeta e të ëmës është i madh, teksa shton se dhimbjen nuk do ta kalojë ndonjëherë.

“Më iku drita e shpirtit”, tha ajo, teksa shtoi se i ngjan së ëmës, por tani që nuk e ka më, dëshira është e madhe që t’i ngjajë sa më shumë. “Tani që nuk e kam, kërkoj ta gjej atë te vetja ime”, tha Eli Fara.

Këngëtarja tregoi se të dy prindërit e saj kanë patur një zë shumë të bukur, dhe gjithmonë këndonin kur ata mblidheshin në festat familjare.

Faktin që Eli këndonte, ata e pëlqenin shumë dhe këngëtarja kujtoi mbrëmjet kur kalonte me të atin duke kënduar.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat