Noizy shpërthen kundër Luana Vjollcës: ’Doni vetëm që të ndodhin sherre’

Mediale Vip

Noizy shpërthen kundër Luana Vjollcës: ’Doni vetëm që të ndodhin sherre’

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 07:17
Noizy dhe Luana

Në një postim në Instagram, Noizy i kërkoi Luana Vjollcës, me tone të ashpra, që të mos e përfshinte më në lojën “Paintball” në programin e saj “Zemër Luana”.

Nëse nuk e keni parë ndonjëherë, bëhet fjalë për një lojë ku emra të ndryshëm artistësh shqiptarë vendosën në një tabelë dhe pjesëmarrësit në emision, duhet të përgjigjen duke shënjestruar me një pistoletë me bojë foton e njërit prej tyre.

“O Luana Vjollca, më fal për shprehjen, por më keni çarë tr*pin me këto krahasimet. Ma hiq foton nga aty se ngelën duke më vrarë. [emoji që qesh me ironi] Këtë mund ta thoja dhe privat, por hajde mo…”- shkruan Noizy në Instagram.

Në vijim, ai shton:

“Pyetjet i bëni shumë të neveritshme. Doni vetëm që të ndodhin sherre, se çfarë ndodh me repistët më vonë nuk të plas b*tha ty, a rrihen, a vriten, a shahen. Ty të intereson emisioni që të bëjë famë në TikTok.”

“Hiqe foton time nga aty se nuk jam në garë me këlysha,” përfundoi Noizy duke thumbuar edhe reperët Matolale dhe Marin që ishin të ftuar në emision dhe me të cilët Noizy nuk ka raport të mirë.

Të dy thanë se “Noizy bën zhurmë pa lidhje” dhe “ua ka futur pas shpine” duke e goditur shumë herë foton e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat