Fjodora Fjora nuk del kurrë nga shtëpia pa futur në çantë këtë objekt, do të habiteni kur ta shihni

Mediale Vip

Fjodora Fjora nuk del kurrë nga shtëpia pa futur në çantë këtë objekt, do të habiteni kur ta shihni

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 18:47
Fjodora Fjora

Jepi një vajze këpucët e duhura dhe ajo do të pushtojë botën, por ç'mund të ndodhë vallë nëse i jep çantën e duhur? Me siguri Marylin Monroe, e cila njihet si autorja e thënies së mësipërme, nuk e ka menduar këtë pjesë, por do e zbulojmë neve në Living.

Kemi arritur të futemi në çantat e disa prej personazheve më IN në vendin tonë dhe të zbulojmë se çfarë fshihet aty brenda. E para me të cilën patëm kënaqësinë të nisim këtë rubrikë është Fjodora Fjora, çanta e së cilës ngjason me një sënduk ku gjen çdo gjë. Po, po, çdo gjë!

Teknologjia është pjesë e pandashme e jetës së saj ndaj nuk mund të mungojë kurrsesi tableti me vete, dhe si një njeri që i duhet të jetë në komunikim të vazhdueshëm me familjen, të ftuarit apo bashkëpunëtorët Fjodora nuk bën dot pa airpods.

E dini çfarë i duhet një shpirti të lirë? Mos u mendoni gjatë, mjafton një pasaportë. Moderatorja e njohur njihet si një njeri spontan dhe s’i dihet kurrë kur e ka udhëtimin e radhës. Make up-i është po aq i rëndësishëm për të dhe gjërat e gocave si kremi, buzëkuqi, paleta e syve, rimeli apo parfumi duhet t’i ketë gjithmonë me vete.

Një varëse çantash në çantë? Fjodora na habiti me këtë objekt, por edhe na dha një ide të mirë për ta blerë edhe neve një.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat