Aktorja e 'Dirty Dancing' transformohet për filmin e ri

Mediale Vip

Aktorja e 'Dirty Dancing' transformohet për filmin e ri

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 18:14
Jennifer Grey

Jennifer Grey, ylli 62-vjeçar i filmit kult me Patrick Swayze i vitit 1987, u shfaq në rrjete sociale me një pamje krejtësisht të re.

Me flokë biondë voluminoze, aktorja u transformua për rolin e saj të ri: Gwen Shamblin: Starving for Salvation

Grey do të luajë Gwen Shamblin, gurunë amerikane, themeluese të programit të dietës së krishterë “The Weigh Down Workshop”, që ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare, vitin e kaluar, kur avioni i saj u rrëzua në një liqen.

Filmi do të tregojë historinë e kësaj “gruaje të shenjtë” të diskutuar për suksesin e arritur me programin e saj dietik, të frymëzuar nga krishtërimi dhe kisha e saj Remnant Fellowship, themeluar në vitin 1999 në Tenesi.

“Starving For Salvation” pason publikimin e vitit 2021 të dokumentarit të HBO Max “The Way Down: God, Greed and the Cult of Gwen Shamblin”, nga regjisorja fituese e çmimit Emmy Marina Zenovich, e cila tregon, përmes dëshmive të të mbijetuarve të kishës disa detaje të papërshtatshme të dietave që ndoqën dhe shpëlarjes së trurit me të cilin u përballën.

Mesazhi kryesor i Gwen është se dashuria për ushqimin duhet të transferohet në dashurinë e Zotit, kjo ju lejon të shkurtoni porcionet e ushqimit përgjysmë dhe të hani vetëm kur jeni të uritur.

Ndër akuzat që kishin sulmmuar autoren dhe mësuesen e dietës ishte se kisha e saj mbështeste disiplinën fizike të fëmijëve, siç kishin deklaruar shumë ish-ndjekës.

“Mënyra për t’i stërvitur fëmijët e tu është t’i godasësh derisa të qajnë."

Dy anëtarë të kishës, Joseph dhe Sonya Smith, u dënuan për vrasje në vitin 2003 në vdekjen e djalit të tyre 8-vjeçar, Josef, i cili “vdiq nga goditjet në kokë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat