“Mos u ktheni me ishat”/ Nora Istrefi mohoi zërat për ribashkim, mos vallë Robert Berisha thumboi publikisht këngëtaren?

Mediale Vip

“Mos u ktheni me ishat”/ Nora Istrefi mohoi zërat për ribashkim, mos vallë Robert Berisha thumboi publikisht këngëtaren?

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 16:41
Nora Istrefi

Nora Istrefi dhe Robert Berisha, i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 14 vitesh në krahët e njëri-tjetrit duke patur një nga ndarjet më të bujshme në showbizin shqiptar.

Edhe pse ndarje e tyre ishte e qetë e pa skandale, kuriozitet i publikut ishte i madh. Për më tepër, ish-çifti vendosi të kishte raporte të mira duke mbetur miq për hir të vajzës së tyre Renee.

Ata janë shoqëruar shpesh bashkë nëpër pushime e jo vetëm, duke nxitur aludime për një rikthim të mundshëm. Por gjithmonë këto zëra janë hedhur poshtë nga dy protagonistët.

Madje në intervistën e saj të fundit në “Më lërë të flas”, Nora e bëri të qartë se mes saj dhe Robertit nuk ekzistojnë mundësitë për ndonjë ribashkim.

E kemi marrë të dy vendimin për divorc. Kemi qenë 14 vite bashkë. Kohën më të mirë të jetës e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithçka, humori, pamja. Por që nuk shkoi ashtu siç kisha parashikuar. Lidhja ka pasur shumë kriza. Disa gjëra kisha pas qejf me i mbajt për vete. Vendosëm me ardh deri tek divorci për qetësi shpirtërore dhe ta ketë Renee një ambient sa më të këndshëm.

Ndarja ka qenë shumë e vështirë, edhe për mua edhe për vajzën. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Me Robertin sot kemi marrëdhenie korrekte, distanca të kufizuara. Gjithçka që ka të bëjë me Renee-n. Dëgjohemi në Ëhatsapp, dreka, darka. Jemi munduar shumë të mbajmë një raport të mirë që vajza mos ta ndjejë mungesën time apo të Robertit.”- u shpreh këngëtarja.

Image
Robert Berisha

Mirëpo mesa duket Roberti nuk e ka pritur aspak mirë këtë deklaratë të ish-partneres. Duket se kantautori e ka thumbuar Norën publikisht në emisionin e tij ‘Robi plaket kur do vetë’ duke i këshilluar ndjekësit që të mos rikthehen më me ishat.

Veç mos u ktheni me isha, me u rikthy me ishin i bie si të shesës makinën dhe më pas të pyesësh a e ke akoma makinën, ma kthe”– tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat