“Mi ka falur Zoti, nuk e ndryshoj veten time për…”/ Alesia Bami u përgjigjet komenteve negative për format trupore

Mediale Vip

“Mi ka falur Zoti, nuk e ndryshoj veten time për…”/ Alesia Bami u përgjigjet komenteve negative për format trupore

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 17:03
Alesia Bami

Gjithnjë në top formë dhe një imazh shumë i dashur, sidomos për gjininë mashkullore. Flasim për Alesia Bamin, e cila shpesh herë komentohet dhe për format e saj trupore.Në rubrikën “Trotuar” u diskutua rreth tendencës së vajzave për të patur vithe të mëdha.

Gjatë bisedës  Alesia u shpreh se ndihet e irrituar ndaj komenteve që e paragjykojnë duke u shprehur se ‘trupin ia ka falur Zoti’ dhe nuk del në ekran për tu bërë model për vajzat që e shohin.

Image
Alesia Bami

“Unë nuk i vë ato kilet jo për Kim Kardashian, por për asnjë në botë. Mua mi ka falur Zoti dhe nuk kam çfarë të bëj, të gjykojnë njerëzit apo të mos gjykojnë. Gjëja më e shëmtuar është kur dëgjon njerëz që të komentojnë në bazë të formave trupore dhe thonë s’ke tru në kokë.

Image
Alesia Bami

Jo mo jo se një femër trutë në kokë nuk ia vendos as vithet, as gjoksi. Unë nuk e ndryshoj dot veten time dhe të dal në ekran t’i them vajzave mos u bëni kështu si jam unë. Unë këto kile nuk kam pse t’i humb për të mos dhënë këtë model. Vajzat janë aq të zgjuara”, u shpreh modelja.

Image
Alesia Bami

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat