Pallati Mbretëror publikon foton prekëse nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth

Mediale Vip

Pallati Mbretëror publikon foton prekëse nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 17:47
Foto nga vendngjarja

Buckingham Palace, përmes llogarisë zyrtare në Instagram, ka publikuar një foto prekëse nga varrimi i Mbretëreshës Elizabeth.

Gjatë procesionit të arkivolit, kali i saj i dashur Emma preket. 

Ndërsa arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth kalonte para saj, ai uli kokën në shenjë respekti.

Kali, i cili ka lindur në vitin 1996, është cilësuar shpesh si i preferuari i Mbretëreshës Elizabeth, ku kjo e fundit është fotografuar duke e hipur në shumë raste.

Image
Mbretëresha Elizabeth

Mbretëresha Elizabeth e adhuronte Emën dhe pasioni i mbretëreshës së ndjerë për kuajt dhe garat me kuaj ishte i njohur. “Pasionet e mbretëreshës ishin kuajt dhe qentë.

Gara ishte pasioni që ajo ndante me publikun. Mbretëreshës Elizabeth i pëlqente të shkonte në stallat për të parë kuajt duke galopuar në mëngjes”, zbuloi një reporter i BBC.

Image
Kali i mbretëreshës Elizabeth

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat