Sarah Ferguson i bashkohet ish-bashkëshortit të saj Princit Andrew, në homazhet për Mbretëreshën

Mediale Vip

Sarah Ferguson i bashkohet ish-bashkëshortit të saj Princit Andrew, në homazhet për Mbretëreshën

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 08:01
Sarah Ferguson dhe Princ Andrew

Sarah Ferguson është parë për herë të parë me familjen mbretërore që kur ish-vjehrra e saj, Mbretëresha Elizabeth II, ndërroi javën e kaluar.

Dukesha e Jorkut u bashkua me ish-bashkëshortin e saj, Princin Andrew, për të parë homazhet për mbretëreshën e ndjerë jashtë kështjellës Windsor.

Fergie, siç njihet, lavdëroi ish-vjehrrën e saj të ndjerë në Twitter në fillim të kësaj jave.

“Më thyhet zemra për vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës. Ajo lë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme: shembullin më fantastik të detyrës, shërbimit dhe qëndrueshmërisë, dhe një prani të vazhdueshme të qëndrueshme si kreu i shtetit tonë për më shumë se 70 vjet. Ajo ia ka dhënë gjithë jetën e saj me vetëmohim popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonëealth. Për mua, ajo ishte vjehrra dhe shoqja më e pabesueshme. Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës asaj për bujarinë që më tregoi duke qëndruar pranë meje edhe pas divorcit”- shkroi ajo. 

Ferguson, u martua me djalin e dytë të Mbretëreshës në vitin 1986 dhe ata kanë dy vajza, Princeshën Beatrice, dhe Princeshën Eugenie. Çifti njoftoi ndarjen e tyre në vitin 1992 mes skandalit, ndërsa ajo u fotografua me biznesmenin amerikan John Bryan, të cilit iu referua si “këshilltari i saj financiar”.

Çifti finalizoi divorcin e tyre në vitin 1996.

Pavarësisht divorcit, çifti mbeti jashtëzakonisht i afërt dhe madje jetonte në të njëjtën shtëpi.

Ajo ka qenë gjithashtu një mbrojtëse e palëkundur e ish-it të saj, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen nga detyrat mbretërore pas një interviste katastrofike në BBC që ai dha në vitin 2019, në të cilën ai mbrojti miqësinë e tij me pedofilin e ndjerë Jeffrey Epstein.

Në fillim të këtij viti, ai zgjidhi një padi me Virginia Giuffre , e cila pretendoi se ajo ishte detyruar të bënte seks me Princin kur ishte 17 vjeç në tre raste të ndryshme. Ai ende mohon çdo akuzë.

Ferguson e ka përshkruar burrin e saj si “një burrë kaq i sjellshëm” dhe tha se dita e saj e dasmës ishte dita më e lumtur e jetës së saj, sepse “u martova me njeriun më të mirë në botë”.

Dukesha thuhet se u afrua më shumë me Mbretëreshën pas vdekjes së Princit Philip, i cili e urrente ish-vjehrrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat