Elgit Doda vjen i dyti, ja personi që komunikon më shpesh Klea Huta

Mediale Vip

Elgit Doda vjen i dyti, ja personi që komunikon më shpesh Klea Huta

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 12:43
Klea Huta

Prej ditësh Klea Huta po shijon pushimet me familjen në jug të vendit.

Në këto ditë pushimi, moderatorja nuk ka lënë pas as ndjekësit, duke komunikuar shpesh me to nëpërmjet Instagramit. Të shumta kanë qenë “intervistat virtuale” ku Klea ka dëgjuar hallet e fansave si dhe ka zbuluar detaje nga jeta e saj private.

Së fundmi një ndjekës e ka pyetur Klean se me kë shkruan më shpesh. Nëse edhe ju prisnit të thonte emrin e Elgit Dodës gaboheni.

Image
Klea Huta/Instastory

“Dy motrat e mia,”-është shprehur Huta.

Kujtojmë që ndonëse nuk janë figura publike Klea i përmend shpesh motrat e saj Ledian dhe Enin, kur bëhet fjalë për arritjet në jetë.

Image
Klea Huta dhe motrat e saj

Në një intervistë kohë më parë, moderatorja ia dedikoi suksesin familjes dhe veçanërisht motrave. Ledia është krahu i djathtë i Kleas. Ato janë motra dhe shoqe të ngushta, pa përjashtuar edhe më të voglën, Enin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat