Yjet botërore të filmit dhe muzikës i bashkohen fushatës në mbështetje të Ukrainës

Mediale Vip

Yjet botërore të filmit dhe muzikës i bashkohen fushatës në mbështetje të Ukrainës

Më: 10 prill 2022 Në ora: 13:43
Yjet botërore të filmit dhe muzikës

Yjet e filmit, sportistët dhe muzikantët me famë botërore i janë bashkuar një fushate në mbështetje të Ukrainës të nisur në rrjetet sociale.

Fushata #StandUpForUkraine u nis nga organizata globale Global Citizen, duke bërë thirrje për financim për përpjekjet humanitare në Ukrainë dhe vende të tjera.

Në fushatë morën pjesë shumë emra të njohur, duke përfshirë Bruce Springsteen, Hugh Jackman, John Bon Jovi, Elton John, Jonas Brothers dhe Billie Eilish.

“Refugjatët në Ukrainë dhe në mbarë botën kanë nevojë për ndihmën tonë tani”, tha Bruce Springsteen në një video të postuar në Twitter.

Këngëtarja dhe kompozitorja kanadeze Celine Dion u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të ndihmojnë këdo që detyrohet të largohen nga shtëpitë e tyre.

Barbra Streisand shprehu gjithashtu mbështetje për fushatën.

Fushata u mbështet edhe nga një numër yjesh dhe grupesh, duke përfshirë Weekend, Demi Lovato, Madonna, Miley Cyrus, Ozzy Osbourne, U2, Katy Perry dhe ekipet e basketbollit të NBA-së Sacramento Kings, Toronto Raptors dhe Memphis Grizzlies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat