Me origjinë shqiptare dy aktorët më të famshëm të “Sulltanit”

Mediale Vip

Me origjinë shqiptare dy aktorët më të famshëm të “Sulltanit”

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 17:06
“Sulltani”

Një prej serialeve turke më të ndjekura në ven ka qenë “Muhtesem Yizyil”, apo “Sulejmani i Madhërishëm”. Por, pak prej ndjekësve e dijnë që dy prej aktorëve kryesorë të këtij seriali janë më origjinë shqiptare.

Aktori Halit Ergenç, i cili luan rolin kryesor në këtë serial, në një intervistë të realizuar kohë më parë kishte pranuar se është nga Shqipëria.

“Mund të them me plot gojën se në damarët e mi ka gjak shqiptari”, kishte deklaruar Ergenç në një intervistë.

Por, përveç tij, në këtë serial ka luajtur edhe një aktore me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për aktoren Pelin Karahan, që në serial luante rolin e vajzës së Sulltanit.

Në një intervistë, Karahan ka thënë se është lindur dhe rritur në Ankara, por se me rrënjë është shqiptare.

“Unë jam lindur dhe rritur në Ankara, por jam me rrënjë shqiptare nga ana e gjyshes”, ka deklaruar ajo.

Pas kësaj, moderatori i emisionit thotë se edhe gruaja e tij është shqiptare, derisa flet edhe për shqiptarët.

“Edhe gruaja ime është shqiptare 100%. Shqiptarët janë shumë të drejtë. Janë të vendosur. Gratë janë shumë të besueshme dhe të drejta”, kishte thënë moderatori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat