Aurela Gaçe kujton momentet e vështira të 30 viteve më parë: Është kaq e dhimbshme ...

Mediale Vip

Aurela Gaçe kujton momentet e vështira të 30 viteve më parë: Është kaq e dhimbshme ...

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 15:51
Aurela Gaçe

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka kujtuar eksodin e 30 viteve më parë ku mijëra të rinj shqiptarë u larguan me gomone nga Shqipëria. Aurela tregon se mes tyre ishte dhe vëllai i saj vetëm 14 vjeç.

Postimi i Aurela Gaçes:

Si sot, 30 vjet më parë.

Anija "Vlora" u nis me emigrantë drejt Italisë...    vetëm pak javë më vonë , Shqiptarët gjetën mënyra të tjera të "arratisjes "  . 

Nisën të çanin detin  gomonet, fuçitë e lidhura me litarë, ku shumë familje humbën në detin e thellë  e më s'u panë.

Nisën të ngjisnin malet drejt Greqise, ku shumë djem e vajza nênash ,humbën edhe jetën nën acare e dëborë, duke kapercyer lumenj  e , sigurisht edhe duke u dhunuar nga ushtria .

Dukej se ky ishte shpëtimi .

Një nga ata emigrantë, vetëm 14 vjeç, ishte edhe vëllai im ,me nje gomone mes detit , pa ditur as rreziqet që e prisnin,  i ja doli deri në breg ,por mundimet e sakrificat i di vetem ai

duke e kaluar femijërine e adoleshencen i vetëm.

Ashtu sic ndodhi me shumë djem nënash qe u rritën mes shume sakrificash, e gjithmone duke parê mbas për familjen këtu, në Shqipëri( kur mbase edhe vetë nuk e mbushnin barkun) ata mendonin e mendojne akoma për familjet ,këtu.

Është kaq e dhimbshme , jo vetëm çfare kaloi një brez i tërë  që kerkonte ate, te "lulëzuarën" jetë prej emigranti, por edhe per familjet që u ndane me te dashurit e tyre ,vetem për një jete më te mirë se kjo që afronte ky vend i varfer shumë.

Tani më thoni,  a ka ndryshuar gjë nga dëshira për ti ikur pamundësisë për të përparuar? Për të marrë atë që meritojnë sakrificat?

Eshte e dielë  pushim, diell, det, jetë !

Paçi një ditë te bukur miq.

Kurrë mos u dorezoni, edhe unë bashkë me ju.

Ditë më të mira edhe mund të vijnë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat