Ermal Meta humb njeriun e dashur që ishte frymëzim i këngës me të cilën fitoi Sanremon

Mediale Vip

Ermal Meta humb njeriun e dashur që ishte frymëzim i këngës me të cilën fitoi Sanremon

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 23:55
Ermal Meta

Margarita Feka, ishte mësuesja e tij në shkollën artistike Jakov Xoxa në Fier.

Dhe, këngëtari i mirënjohur njoftoi se ajo i ka ndërruar jetë në moshë 78 vjeçare, shkruan lajmi.net.

Përmes një dedikimi në rrjete sociale, Ermal Meta i ka shkruar fjalët më emocionuese për mësuesen e tij.

Ndër të tjera, ai shkruan se ka qenë frymëzim i këngës me të cilën fitoi festivalin Sanremo.

“Mësuese Margarita nuk është më. Kisha premtuar që ta vizitoja një ditë pas koncertit që do të bëj në Shqipëri këtë verë. Do kisha dashur ta përqafoja dhe ta falënderoja. Jam i sigurt se do të kisha gjetur të njëjtin shikim të ëmbël që gjeja sa herë që hyja në klasë dhe të mos mundem ta bëj më këtë gjë më dhemb. Përshëndetje mësuese, fëmijët e tu të përshëndesin dhe unë të falënderoj për të gjitha përkëdheljet e tua në secilën prej plagëve të mia”, shkruan Ermal Meta duke publikuar dhe foto të mësueses së tij frymëzim i këngës “Vietato morire” (E ndaluar të vdesësh)./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat