Nuk flet me kunatën: Elita i “vë kapakun” këtij muhabeti

Mediale Vip

Nuk flet me kunatën: Elita i “vë kapakun” këtij muhabeti

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 23:38
Elita dhe Blerina

Moderatorja e njohur, Elita Rudi, është një nga figurat më të dashura për publikun shqiptar, edhe pse prej kohësh është shkëputur nga ekrani.

Së fundmi, mediat në Kosovë aluduan se ajo nuk i ka raportet mirë me kunatën e saj, Blerinën, duke shkruar se ato nuk flasin.

Shkak për këto është bërë fakti që Elita dhe Blerina nuk postojnë foto me njëra-tjetrën në rrejte sociale.

Por, ja si qëndron e vërteta.

Ka qenë vetë Elita ajo që ka vendosur pikat mbi “i” rreth kësaj çështje.

Ajo ka dhënë përgjigje përmes një komenti në “Facebook”, në të cilin shkruan.

“Raportet i mbajmë larg njerëzve si gazetari juaj, mos me ra msysh!”, me nota humori duke etiketuar kunatën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat