Nata e dytë e “Kënga Magjike”, këta janë artistët e rinj që morën statusin “BIG”

Mediale Vip

Nata e dytë e “Kënga Magjike”, këta janë artistët e rinj që morën statusin “BIG”

Më: 28 maj 2021 Në ora: 07:07
Kënga Magjike

Mbrëmjen e djeshme u mbajt gjysmëfinalja e dytë e “Kënga Magjike”. Si fillim spektakli u hap me performancat e artistëve të rinj, që i ndjejnë emocionet më shumë se kushdo tjetër. Të gjendur përpaa jurisë së profesionistëve, një pjesë prej tyre nuk arritën të kualifikoheshin dhe të merrnin statusin “BIG”.

Mbrëmjen e djeshme ishin 8 artistë që u ngjitën në skenë, por vetëm disa prej tyre arritën të kalonin në kategorinë e artistëve “BIG”. Josil, Stiv, Genti Disha, Genti, Kleoniki ishin artistët e rinj që arritën të merrnin votën e jurisë së përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

Nata finale e “Kënga Magjike” do të mbahet ditën e shtunë, ndërkohë që ende nuk dihen detajet. Këtë vit festivali më i madh në vend ndërroi “stacion”, sepse nuk u zhvillua si gjithmonë në shtëpinë e tij. Për shkak të kushteve nga pandemia, “Kënga Magjike” u mbajt në studion e emisionit “E diela shqiptare” dhe jo në Pallatin e Kongreseve. Gjithashtu pati një numër të kufizuar njerëzish të pranishëm në skenë, mes tyre edhe artistë që kanë kënduar në natën e parë gjysmëfinale të festivalit.

Më herët, Gjebrea ka njoftuar se këtë vit artistët fitues të “Kënga Magjike” do të shpërblehen me shuma monetare, në shenjë mirënjohje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat