Geta Beqa doktoron në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Mal të Zi

Mediale Vip

Geta Beqa doktoron në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Mal të Zi

Më: 5 prill 2021 Në ora: 15:20
Geta Beqa

Atletja dhe kampionja botërore e Fitnessit, Geta Beqa, ka mbrojtur temën e doktoratës në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Mal të Zi.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare, Instagram.

Derisa ka ndarë këtë lajm të rëndësishëm me admiruesit e saj, instruktorja e mirënjohur thotë se tashmë është e plotësuar në të gjitha aspektet.

Image

“Sot me datë 05.04.2021, kam përfunduar studimet e doktoraturës në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Malit të Zi dhe e kam kurorëzuar me mbrojtjen e Disertacionit me sukses”.

“Të dashurit e mi dua ta ndaj me ju këtë ditë shumë të rëndësishme për jetën time dhe jam shumë e lumtur dhe e plotësuar në të gjitha aspektet. Falënderoj familjen time për mbështetje, mentorin tim dhe të gjithë kolegët e mi”, ka shkruar ajo.

Beqa deri më tani ka arritur suksese të mëdha, më parë është shpallur kampione botërore në “World Well Fitness” e po ashtu edhe në “Victory Overall Wellness in the World”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat