Yjet mbështesin gratë transgjinore

Mediale Vip

Yjet mbështesin gratë transgjinore

Më: 1 prill 2021 Në ora: 17:53
Yjet

Një listë e gjatë e grave të famshme - përfshirë Selena Gomezin, Halle Berryn dhe Bella Hadidin – kanë folur në mbështetje të grave dhe vajzave transgjinore.

Treshja e yjeve ishte në mesin e atyre që nënshkruan një letër të hapur për komunitetin transgjinor të mërkurën. Mbështetja erdhi në Ditën e Dukshmërisë së Transgjinorëve.

“Në respekt të Muajit të Historisë së Grave dhe Ditës së Dukshmërisë së Transgjinorëve, e shkruajmë këtë letër si udhëheqëse feministe për avokim, biznes, argëtim, media, politikë dhe drejtësi shoqërore, që qëndrojmë me dhe për njerëzit transgjinorë”, thuhej në letër.

“Gratë dhe vajzat trans kanë qenë pjesë integrale e luftës për çlirimin gjinor. Ne e mbështesim këtë të vërtetë dhe denoncojmë retorikën dhe përpjekjet e vazhdueshme antitransgjinore që i shohim në industri të ndryshme”, thuhej tutje në këtë letër.

Është botuar nga GLAAD dhe nga aktivisti transgjinor Black, si dhe nga shkrimtarja, që është fituese e disa çmimeve, Raquel Willis.

Brie Larson, Regina King, Janelle Monáe, Patricia Arquette dhe Laverne Cox ishin gjithashtu disa nga fytyrat e famshme që morën pjesë në këtë kauzë.

“E pranojmë me qartësi dhe forcë që gratë transgjinore janë gra dhe se vajzat transgjinore janë vajza. Dhe besojmë se ta nderosh larminë e përvojave të grave është forcë dhe nuk e dëmton kauzën feministe. Të gjithë meritojmë të njëjtën qasje, liri dhe mundësi”, thuhej në letër.

“Meritojmë qasje të barabartë në arsim, punësim, kujdes shëndetësor, strehim, rekreacion dhe akomodime publike. Dhe duhet ta respektojmë të drejtën e secilit person për autonomi trupore dhe vetëvendosje”, thuhej në vazhdim.

Letra u nënshkrua nga më shumë se 465 udhëheqës feministë për avokim, biznes, media, politikë dhe drejtësi sociale, duke shprehur solidaritet për gratë dhe vajzat transgjinore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat