“Je ndarë nga Seldi? Ju ndërron si çorapet”- Sindi Çela i kërkon “llogari” këngëtarit: Çfarë thotë ky

Mediale Vip

“Je ndarë nga Seldi? Ju ndërron si çorapet”- Sindi Çela i kërkon “llogari” këngëtarit: Çfarë thotë ky

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 13:51
Seldi dhe Sindi

Seldi Qalliu dhe Sindi Çela janë ndër çiftet më të reja të shoëbizz-it shqiptar. Ata kaluan një krizë në marrëdhënien e tyre pak kohë më parë, dhe pas kësaj modelja fshiu të gjitha fotot e përbashkëta me këngëtarin nga rrjetet sociale.

Sindi Çela sqaroi se mori vendimin pas një debati që patën me njëri-tjetrin, por që nuk ishin ndarë.

Megjithatë, mungesa e fotove të përbashkëta të çiftit në rrjetet e tyre sociale, ka ngritur dyshimet se marrëdhënia e tyre ka marrë fund.

Gjatë një mini-interviste që modelja zhvilloi me ndjekësit, një prej tyre e ka pyetur nëse janë ndarë, duke vënë në dukje lidhjet e dështuara të Seldi Qalliut.

“Je ndarë nga Seldi eee? Ju ndërron si çorapet”- shkroi ndjekësi.

Por Sindi Çela u shpreh se informacioni ishte “totalisht i gabuar” dhe bëri tag në partnerin e saj për të treguar se janë bashkë.

“Nga e paske marrë vesh ti këtë informacion totalisht të gabuar?”– iu kthye Sindi Çela, teksa bëri tag në postim këngëtarin dhe shkroi: “Seldi Qalliu çfarë thotë ky?”

Ajo gjithashtu tregoi se nuk bashkëjeton me këngëtarin dhe prej disa muajsh jeton vetëm.

“Po bëj disa muaj që jetoj vetëm. Nuk ma merrte mendja që punët e shtëpisë ishin kaq të vështira,”- zbuloi modelja.

Ndërsa tregoi edhe arsyen përse nuk riktheu fotot me Seldi Qalliu në Instagram.

“Kishim një debat dhe u hoqën foto. Por ngeli ashtu që atëherë në fakt, s’ka asnjë problem,”- përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat