Cadic: Shpresoj që vullneti i qytetarëve të jetë “pro” BE-së dhe NATO-s

Maqedonia

Cadic: Shpresoj që vullneti i qytetarëve të jetë “pro” BE-së dhe NATO-s

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 15:57
Senatori francez Olivier Cadic dhe Talat Xhaferi

Senatori francez Olivier Cadic, gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoni realizoi takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me të cilin kanë diskutuar rreth çështjeve aktuale politike.

Siç njoftojnë nga Kuvendi, senatori Cadic ka thënë se në Francë ekzistojnë grupe parlamentare që mendojnë se ekziston nevojë urgjente që vendi dhe rajoni sa më parë të anëtarësohen në familjen evropiane.

“Duke jetuar më tepër se 22 vjet në Mbretërinë e Bashkuar, shumë mirë e di çka paraqet referendumi për trasimin e së ardhmes së një vendi, dhe shpresoj se qytetarët e Republikës së Maqedonisë do ta shprehin dëshirën e tyre në drejtim të zhvillimit të vendit dhe aderimit të tij në Bashkimin Evropian dhe NATO”, tha në takim Cadic.

Ndërsa Talat Xhaferi ka theksuar se marrëdhëniet politike mes dy vendeve janë miqësore dhe se karakterizohen me dialog politik të vazhdueshëm.

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit shprehën bindje se lloji i këtillë i takimeve, kontribuon në përforcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Maqedonisë dhe Senatit francez, si dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve në veçanti në fushën e ekonomisë, turizmit, transportit, shkencës si dhe në kuadër të negociatave aderuese me Bashkimin Evropian dhe në organizatat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat