Tufegxhiq: Përpjekje e dështuar e Milloshoskit që të faktorizohet në partinë e tij

Maqedonia

Tufegxhiq: Përpjekje e dështuar e Milloshoskit që të faktorizohet në partinë e tij

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 19:41
Ivana Tufekxhiq

Deputetja Ivana Tufekxhiq këtë pasdite ka reaguar ndaj shtyrjes së seancës të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe i tha Antonijo Milloshoskit se nuk ka të drejtë ta mbajë peng komisionet me keqpërdorim të pozitës zyrtare, dhe t’i shkatërrojë interesat kombëtare të shtetit, të punojë në dëm të qytetarëve për shkak të vetëpromovimit personal dhe përpjekje për t’u faktorizuar në partine e tij.

“Antonio Milloshoski krey disa vepra penale të një pas njëshme për politikën e jashtme. E para është Komisioni për Politikë të Jashtme nuk ka mbetur as edhe një herë të vendos se kërkon si pikë të rendit të ditës ndonjë material të klasifikuar nga ndonjë shtet. Domethënë Antoni vet ka kërkuar informacione të klasifikuara i cili i ka marr në dorë, dhe më pastaj ketë certifikatë sigurie që t’i ketë ato informata. E dyta është se në seancë kanë qenë edhe ambasadorët e shteteve si Polonia, Britania e Madhe, Norvegjia dhe Mali i Zi dhe si raport i ambasadorit të Maqedonisë në Izrael për shkak që i ka mbaruar mandati. Antoni me sjelljen dhe dorëheqjen e tij, emëronte më shumë se 10 ditë mbante vende të hapura në 4 shtete për të bërë ciklus politik personal në Komisioni” reagon deputetja Tufekxhiq.

Sipas Tufekxhiq seanca ka qenë e caktuar për në 10 ora dhe ka qenë e shtyer gjysmë ore para fillimit edhe pse kishte deputetë në Kuvend apo të njëjtit ishin rrugës për në Kuvend për seancën e Komisionit. Kryetari Xhaferi i cili ka të drejtën rregullore të caktojë seancë të Komisionit kur Kryetari kundërshton ta bëjë këtë, e caktoi senacën, pa raportin e ministrit dhe emëroi kryesues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat