Maqedoni: Gjuajtja me armë në dasma – dënim prej 200 deri 500 euro, ose burg deri 10 vite!

Maqedonia

Maqedoni: Gjuajtja me armë në dasma – dënim prej 200 deri 500 euro, ose burg deri 10 vite!

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 06:56
Ilustrim

 Policia apelon që qytetarët të përmbahen nga gjuajtja me armë nëpër dasma dhe ahengje tjera familjare dhe përkujton se gjuajtja paraqet thyerje të rendit publik, ndërsa përdorimi i armëve të zjarrit në këto ahengje, gjithashtu mund të rezultojë në pasoja shumë serioze, njofton Koha.

Për këtë gabim, parashihet gjobë prej 200 deri 500 euro në kundërvlerë denari, ose edhe burg prej 6 muaj deri në 10 vjet. Vitet e kaluara, pikërisht nëpër dasma janë regjistruar disa persona të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat