Zaev puthë stilolapsin gjatë pranimit të ftesës për antarësim në NATO - Bota Sot
Zaev puthë stilolapsin gjatë pranimit të ftesës për antarësim në NATO

Maqedonia

E shtunë, 21 korrik 2018

Zaev puthë stilolapsin gjatë pranimit të ftesës për antarësim në NATO

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 16:39

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg zyrtarisht kryeministrit Zoran Zaev ia dorëzoi ftesën për fillim të negociatave me Aleancën, pas vendimit të aleatëve veri-atlantikë dje në Bruksel.

"Ky është depërtim kyç i cili e hapi rrugën për anëtarësim të plotfuqishëm, negociatat e hollësishme për inkuadrim tani do të fillojnë. Pasi të gjithë procedurat e huaja kombëtare do të përfundojnë dhe pasi të ratifikohet nga vendet-anëtare do të bëheni anëtarja e 30-të e NATO-s me vend të barabartë në tryezë, zë të barabartë në diskutime dhe të drejtë të barabartë votimi në aleancën më të suksesshme ushtarake", tha sekretari i përgjithshëm pas nënshkrimit.

Kryeministri Zaev e shprehu falënderimin e tij deri te sekretari i përgjithshëm, por edhe deri te kryeministrat eshteteve fqinje Greqisë dhe Bullgarisë, për arritjen e marrëveshjeve për fqinjësi të mirë.

"Ky është vendim historik për vendin dhe për qytetarët, mirënjohje për punën tonë të përkushtuar dydekadëshe, dhe për të gjithë politikanët e Maqedonisë nga pavarësia e deri më sot", tha Zaev.

Të jeni të bindur, shtoi, se anëtarësimi ynë do ta konsolidojë demokracinë në rajon dhe do të shërbejë si shembull pozitiv në Ballkanin Perëndimor.

"Si vend i 30-të i ardhshëm i Aleancës jemi të përgatitur të japim shembull pozitiv dhe të kontribuojmë për formësim të Ballkanit Perëndimor në rajon të qetë, prosperues dhe demokratik", shtoi Zaev. 

Kryeministri në mënyrë simbolike ka puthur stilolapsin që Stoltenberg nënshkruajti ftesën për aderim të Maqedonisë në NATO, që me këtë simbolikë Kryeministri tregoi dëshirën e madhe për të qenë në familjen e madhe të Aleancës dhe punën që Qeveria e tij ka bërë për të arritur deri te kjo ditë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test