Komiteti i Helsinkit kërkon që të dënohen fajtorët që shkaktuan vdekjen e Sazdovskit

Maqedonia

Komiteti i Helsinkit kërkon që të dënohen fajtorët që shkaktuan vdekjen e Sazdovskit

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 22:14
Nikolla Sazdovski

Ky rast është një konfirmim se krimet nga urrejtja janë serioze dhe se pasojat e tyre mund të jenë fatale, thonë nga Komiteti i Helsinkit për rastin me djalin e ri Nikolla Sazdovski, i cili kishte marrë lëndime pasi që ishte rrahur.

Ne shprehim keqardhjen tonë të sinqertë për humbjen e parakohshme të jetës dhe një herë bëjmë thirrje për qetësi në mesin e të gjithë qytetarëve, veçanërisht anëtarët e tifozëve, për shkak se asnjë incident nuk do të kthente djalin e ri mbrapa, ndërsa vetëm mund të çojë në viktima të mëtejshme dhe shkelje të paqes dhe sigurisë së qytetarëve të tjerë. Institucionet nga ana tjetër, duhet me vëmendje më të madhe, efikasitet dhe ndërgjegje ti qasen për këtë rast, për të siguruar të gjitha provat dhe në përputhje me këto të kualifikohet dhe të kryhet procedura kundër shkelësve, të cilat sipas ligjit do të dërgohen në gjyq dhe do të dënohen në përputhje me rrethanat. Komiteti i Helsinkit ka regjistruar këtë rast si një rast të krimit të urrejtjes dhe do të ndjekë më tej me kujdesin e duhur, veçanërisht në atë se si do ta kualifikojnë institucionet kompetente këtë rast, si dhe nëse do të veprohet në afatet dhe natyrisht për të monitoruar çështjen gjyqësore pas fillimit të saj”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Ata u bëjnë thirrje partive politike, qeverisëse dhe opozitës që ta njohin këtë rast si një rast serioz të krimit të urrejtjes, ta dënojnë atë, të ftojnë qytetarët të qetësohen dhe më e rëndësishmja, të mos e përdorin këtë rast për pikat e përditshme politike dhe për nxitjen ndaj intolerancës midis dy bashkësive etnike (maqedonase dhe shqiptare) dhe sigurisht që mos të pengojnë ose ndikojnë në ndonjë nga institucionet në kryerjen punën e tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat