Bayli: Është koha e shpresës për Maqedoninë

Maqedonia

Bayli: Është koha e shpresës për Maqedoninë

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 09:16
Jess Bayli

“Sot është koha e shpresës për Maqedoninë. Qytetarët me të drejtë janë të fokusuar në lidhjet formale që e lidhin Maqedoninë me fqinjët e saj, me Evropën, SHBA-të, NATO-n dhe BE-në. Është arritur progres i madh gjatë vitit të kaluar dhe presim lajme të mira nga samiti i NATO-s javën e ardhshme”.

Këtë e theksoi ambasadori amerikan Jess Bayli, në fjalimin e tij gjatë shënimit të festës së 4 korrikut – pavarësisë së SHBA-ve, që u mbajt në hapësirat e ambasadës amerikane në Shkup.

Në fjalimin e tij para kryeministrit Zoran Zaev, ministrave, përfaqësuesve të sektorit qeveritar dhe korit diplomatik, Bayli tha se popujt e dy vendeve e kanë dëshirën për sukses.

“Duam që ligjet tona të krijojnë ambient të barabartë për të gjithë dhe duam që fëmijët dhe nipërit tanë të kenë jetë me plotë mundësi, liri dhe paqe”, tha Bayli.

Shënimi i 242 vjetorit të pavarësisë së SHBA-ve kaloi në shenjë të muzikës amerikane, që njihet si brend i tyre që nga shekulli 19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat