Peskov: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është e drejtë sovrane e saj

Maqedonia

Peskov: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është e drejtë sovrane e saj

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 15:02
Dmitrij Peskov

“Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është e drejtë sovrane e vendit. Moska kujdeset për marrëdhënie të mira me Shkupin, por e kundërshton afrimin e Aleancës afër kufijve të Rusisë”, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Ai shtoi se Rusia nuk ka asgjë kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Ky është vendim sovran i vetë Maqedonisë. Ne i vlerësojmë dhe i mbajmë të mia marrëdhëniet me Maqedoninë. Kuptohet, jemi të interesuar për zhvillim të bashkëpunimit bilateral. Por, në lidhje me përafrimin drejt NATO-s dhe infrastrukturës të saj ndaj kufijve tanë, i njohur është qëndrimi i Moskës ndaj atij procesi – dhe në atë drejtim asgjë nuk ka ndryshuar”, u përgjigj Peskov.

Përndryshe, gjatë ditë së sotme sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se në samitin e 11 dhe 12 korrikut të NATO-s, do të dërgojnë ftesë zyrtare për Maqedoninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat