Selmani: Ivanovi nuk sillet si president

Maqedonia

Selmani: Ivanovi nuk sillet si president

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 17:45
Bashkim Selmani

Kundështimet e vazhdueshme të presidentit të shtetit Gjorge Ivanov vizavi politikave të Qeverisë, mos dekretimi i ligjit për gjuhët, kundërshtimet dhe mos pranimi i propozimit të ri rreth emrit, ka bërë që Maqedonia të futet në krizë të thellë ku qartazi mosdakordimi mes Presidencës, Kuvendit dhe ekzekutivit, po bëhet pengesë në funksionim. Ivanov tanimë ka kohë që nuk gëzon mbështetjen e faktorit politik shqiptar në Maqedoni, por si po i afrohet fundi i mandanit, ka filluar të jetë i pa dëshiruar edhe për një pjesë të qytetarëve maqedonas, e sidomos atyre të cilët përkrahin politikat e LSDM-së.

Analistët ndërkohë, dënojnë sjelljen e papërgjegjëshme të Ivanovit rreth ndryshimit të emrit të vendit.

“Ju e patë edhe vetë mënyrën e komunikimit, u soll në mënyrë të pa përgjegjëshme dhe bëri shkeljen e Kushtetutës, sepse janë dy institucione të cilat duhet komunikojnë në aspektin kushtetues, dhe ai i ka detyrat për të vepruar si president i shtetit, dhe ai në këtë rastë ka vepruar si një huligan i VMRO-DPMNE i cili ka përdhosur edhe vet shtetin, për sa i përket mënyrës funksionale të tij” – tha analisti politik, Bashkim Selmani.

Tashmë disa herë flitet se Maqedonisë i duhet një kryetar shteti konsensual, por analistët janë skeptikë kur flitet për konsensualitetin e një figure që zgjidhet nga partitë politike. Agim Jonuz thotë se cdokush që zgjidhet nga partitë, do të dirigjohet njësoj si Ivanovi, nga partia që e ka propozuar.

“Cilido Kryetarë konsesual, i cili do të zgjidhet në Zgjedhjet e ardhëshme Presidenciale, nuk besoj se do të jetë model i vaçant apo i dallueshëm nga ai momental. Sepse do të jetë figurë e instaluar i cili do të duhet ti verifikojë apo ti nënshkruajë të gjitha politikat e atyre që e kanë propozuar, dhe që do të mundësonte që aparati i vendimeve të shtetit të jetë një rreth i mbyllur. Pra me një fjalë do të jetë një “Soft Kor”, apo nënshkrues apo vulosës, i atyre vendimeve që dikush më poshtë i ka sjellë” – u shpreh analisti politik, Agim Jonuz.

Presidenti konsesual ka qenë kërkesë edhe subjektit politik shqiptarë BDI, i cili edhe gjatë nominimit të presidentit aktual Gjorge Ivanov nga VMRO-DPMNE ishte kundër këtij nominimi. Ndërsa kandidatin konsesual vazhdonë BDI ta ri-aktualizon edhe tani. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat