Transporti elektrik, alternativë për mbrojtje nga ndotja në Maqedoni

Maqedonia

Transporti elektrik, alternativë për mbrojtje nga ndotja në Maqedoni

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 21:25
Petre Shilegov

Si zgjidhje konkrete kundër ndotjes së ajrit organet dhe institucionet në vend shohin veturat eletrike dhe mjetet tjera transportuese elektrike. Nga Qyteti i Shkupit thonë se po punojnë në ndërtimin e infrastrukturës për përdorimin efikas të këtyre veturave. Të tilla në vend janë rreth 50.

Deri tani në hapësirat publike janë vendosur 5 mbushës eletkrikë të këtyre veturave dhe deri në fund të këtij viti parashikohet, në qytetin e Shkupit, të vendosen edhe 30 mbushës. Në Shkup për momentin kemi 40-50 vetura elektrike. Gjithashtu edhe me përfundim e procedurave teknike të blerjes kah fundi i vitit ose fillimi i vitit të ri, Ndërmarrja e Higjienës Komunale do të ketë mjetet e saj pastruese elektrike – deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Zv.ministri i ekologjisë, Jani Makraduli theksoi se nevojiten masa konkrete të cilat sjellin zgjidhje dhe jo masa populiste. Ndër masat tjera ai përmendi edhe ndërrimin ose riparimin e veturave të zakonshme me vetura ekologjike.

Zgjidhja është te blerja e veturave të reja, mjete të reja transportuese, elektrovetura, elektrotaksi, elektroautobus por edhe masa siç janë transport i kombinuar, stimulimi për të ecur në këmbë dhe vozitja e bicikletave.12.26 Të prezantohen subvencione për veturat elektrike, uljen e TVSH-së sepse veturat elektrike janë të shtrenjta – deklaroi Jani Makraduli, zv/ministër për Ambient dhe Planifikimit Hapësinor.

Problematik tjetër mund të jetë edhe menaxhimi i energjisë elektrike, në rast të blerjes në masë të veturave elektrike. Megjithatë Shtefan Peter nga EVN-ja tha se vendi është larg nga ajo problematikë. Nga Qeveria janë të vetëdijshëm për koston e shtrenjtë të veturave elektrike por zv. kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev tha se është e nevojshëm stimulimi i qytetarëve për blerjen e këtyre mjeteve transportuese edhe atë nëpërmjet masave dhe subvencionimit. Parkim gjatë kohës së mbushjes dhe vet mbushja me energji e këtyre veturave është pa pagesë. Gjithashtu nga organet kërkohet që edhe pagesë rrugore për to të jetë falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat