Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave: Në Maqedoni vazhdimisht shkelen të drejtat e sindikatave

Maqedonia

Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave: Në Maqedoni vazhdimisht shkelen të drejtat e sindikatave

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 17:46
Ilustrim

Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave në raportin e saj të fundit mbi shkeljen e të drejtave të sindikatave në botë thotë se në Maqedoni “të drejtat e punëtorëve janë shkelur rregullisht”.

Rezultatet e Indeksit për vitin 2018 për thyerjen e të drejtave të sindikatave, të përgatitura nga Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave, janë shqetësuese në mbarë botën në nivel global dhe se “hapësira demokratike kudo po zvogëlohet”. Në Evropë, tre të katërtat nga shtetet shkelën të drejtën për të bërë grevë, ndërsa në Itali, punëtorët ishin të ekspozuar ndaj dhunës fizike dhe kërcënimeve.

Maqedonia i përket grupit të tretë ku të drejtat e punëtorëve janë shkelur rregullisht, së bashku me Shqipërinë, Bullgarinë, Gjeorgjinë, Moldavinë, Poloninë, Rusinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat