Gerovasili: Zgjidhja e kontestit të emrit do të sjellë dobi për të dy shtetet

Maqedonia

Gerovasili: Zgjidhja e kontestit të emrit do të sjellë dobi për të dy shtetet

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 15:45
Olga Gerovasili

Duhet të largohemi nga fobitë dhe fantazmat e së kaluarës dhe në mënyrë dinamike ta shohim ardhmërinë, thotë ministrja greke për Rindërtim administrativ, Olga Gerovasili në intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA në lidhje me kontestin e emrit me Maqedoninë.

“Çdo forcë politike duhet të ndërmarrë përgjegjësi si ndaj popullit grek, ashtu edhe ndaj historisë. Zgjidhje për emrin dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve dypalëshe me shtetin tonë fqinj, mund të sjellin vetvm dobi për vendin, në veçanti për qytetarët e Greqisë veriore”, thotë Gerovasili.

Gerovasili shtoi se janë krijuar kushtet për marrëveshje përfundimtare mes Greqisë dhe Maqedonisë, duke rikujtuar dinamikën e komunikimeve mes qeverive të Athinës dhe Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat