Xhaferi-Bërnabiq: Bashkëpunimi rajonal, kyç për stabilitetin - Bota Sot
Xhaferi-Bërnabiq: Bashkëpunimi rajonal, kyç për stabilitetin

Maqedonia

E martë, 21 gusht 2018

Xhaferi-Bërnabiq: Bashkëpunimi rajonal, kyç për stabilitetin

Më: 24 maj 2018 Në ora: 12:16
Talat Xhaferi dhe Ana Bërnabiq

Bashkëpunimi rajonal dhe rruga evropiane janë çelësi për stabilitet dhe prosperitet të Ballkanit Perëndimor, konstatuan sot kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi gjatë takimit të sotëm në Beograd.

“Serbia është e përcaktuar për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore, të bazuara në historinë e përbashkët dhe lidhjet e afërta tradicionale të të dy popujve”, deklaroi Bërnabiq informojnë nga kabineti i saj, duke shtuar se me ndërlidhje më të fuqishme përmes bashkëpunimit rajonal ekonomik në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’ vendet në rajon më shpejtë do të sigurojnë kushte për inkuadrim në BE.

Ajo theksoi edhe se Serbia angazhohet për fillim të negociatave të Maqedonisë me BE-në dhe për marrëveshje sa më të shpejtë rreth zgjidhjes së  kontestit bilateral mes Shkupit dhe Athinës lidhur me emrin e Maqedonisë. Sipas kumtesës, kryeministrja serbe gjatë bisedës me Xhaferin theksoi se Dialogun e Brukselit,  Serbia e sheh si mënyrë për gjetje të zgjidhjes së kompromisit mes Beogradit dhe Prishtinës.

Talat Xhaferi në deklaratë për mediumet theksoi se në takim janë ngritur të gjitha ato çështje të cilat janë në dobi të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve.

“Jemi në qëndrimin se duhet të vazhdohet me komunikim në nivel më të lartë politik në të gjitha institucionet, duke e përfshirë parlamentin, qeveritë dhe presidentët e shteteve të cilët duhet të jenë garantues të zbatimit të akteve të cilat i kontraktojnë dy shtetet në dobi të qytetarëve”, deklaroi Xhaferi.

Ai shtoi se ka ngritur edhe çështjet për nevojat për mundësimin dhe lehtësimin për kalimin e vijës kufitare për qytetarët në zonat ndërkufitare, veçanërisht në pjesën Kumanovë-Preshevë, si edhe në rajonin e Kriva Pallankës dhe Bosilegradit, në mënyrë që qytetarët të mos kenë nevojë të udhëtojnë në kalimet kufitare aktuale ndërkombëtare” dhe ka shprehur qëndrimin se dy qeveritë do të vazhdojnë në takimet qeveritare t’i hapin këto çështje.

Në këtë kuptim, siç paralajmëroi Xhaferi, nesër për këto çështje do të ketë takime me institucionet e komunës së Preshevës, sepse autoritetet në Serbi kanë disponim për gjetjen e zgjedhjeve të përkatëse.

Paradite kryetari i Kuvendit Xhaferi realizoi takim me spikeren e parë të Kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviç ku porositi se vendi i Maqedonisë dhe i Serbisë është në BE, si dhe se dy vendet janë të gatshme për t’i plotësuar zotimet e tyre për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

“Maqedonia e mbështet Serbinë në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën që çon drejt ruajtjes së stabilitetit rajonal”, deklaroi Xhaferi pas takimit me Gjojkoviqin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test