Ekologjia, 45 milionë denarë për përmirësimin e mjedisit jetësor

Maqedonia

Ekologjia, 45 milionë denarë për përmirësimin e mjedisit jetësor

Më: 21 maj 2018 Në ora: 20:43
Sadulla Duraku

Ministria e Ekologjisë ka ndarë 45 milionë denarë për përmirësimin e mjedisit në 36 komuna. Sipas ministrit Sadulla Duraku, fondet do të ndahen në katër fusha, domethënë për përmirësimin e cilësisë së ujit, natyrës etj.

Fondet jepen për projekte në katër fusha. Ato janë: për mbrojtje, ruajtje dhe përmirësim të cilësisë së ujit, mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit, për ngritjen e vetëdijes publike, trajnime dhe edukim në fushën e mjedisit jetësor dhe për mbështetje të hulumtimeve shkencore dhe zhvillim të studimeve, programeve dhe projekteve si dhe aktiviteteve tjera për mbrojtje dhe përmirësim të mjedisit jetësore dhe natyrës”, deklaroi Sadulla Duraku, ministër për Mjedis Jetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat