Demontohen karuselat, një dërgohet në Çair, tjetra në Lisiçe të re - Bota Sot
Demontohen karuselat, një dërgohet në Çair, tjetra në Lisiçe të re

Maqedonia

E martë, 19 qershor 2018

Demontohen karuselat, një dërgohet në Çair, tjetra në Lisiçe të re

Më: 21 maj 2018 Në ora: 20:07

Ekipe të ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit po demontojnë karuselat nga Sheshi Maqedoni, të cilat i kish vendosur ish kryetari Koce Trajanovski. Karuseli dhe tre rekuizitat e sheshit do të dislokohen me vendim të kreut të ri të Shkupit, Petre Shilegov.

Ky vendim është marrë me kërkesë të biçikletistëve me qëllim që tu lihet hapësirë më e madhe për lëvizje. Sipas Qytetit të Shkupit këto elemente rekreative e bllokojnë lëvizjen e këmbësorëve dhe biçikletistëve. Pos këtyre, do të dislokohet edhe karuseli në anën tjetër të Vardarit. Edhe ky do të dislokohet bashkë me rekuizitat.

Njëri karusel do të dërgohet në Komunën Aerodrom, në parkun tek helikopteri në Lisiçe të Re, derisa tjetri do të vendoset në Komunën Çair.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test