Mediat greke: “Maqedonia e Epërme” dhe “Maqedonia e Re” kthehen në lojë

Maqedonia

Mediat greke: “Maqedonia e Epërme” dhe “Maqedonia e Re” kthehen në lojë

Më: 20 maj 2018 Në ora: 20:30
Mediat greke

Maqedonia e Epërme dhe e Re si variante të mundshme për zgjidhje, sërish kthehen në tryezë, sipas mediave greke, pasi Athina zyrtare, dje në mënyrë indirekte e hodhi poshtë emrin “Republika Ilinditase e Maqedonisë” dhe shtoi se duhet të gjendet zgjidhje e përbashkët me përcaktim gjeografik ose kohor, siç parashikon pakoja e propozimeve e Nimicit. “Sipas informatave, Greqia duket se kërkon dalje në opsione tjera, ndërsa konkretisht, ‘jo’ e fuqishme çon drejt propozimeve fillestare që janë parashtruar, posaçërisht Maqedonia e Epërme dhe Maqedonia e Re, pa përkthim dhe gjithsesi për përdorim të përgjithshëm. Ndërkaq, disa potencojnë se përcaktimi kohor (E Re) ndoshta ka më shumë mundësi”, shkruan onlajn edicioni i gazetës greke “Ta nea” dhe komenton se edhe këto dy emra kanë “po ashtu peshë negative”, por në krahasim me “Ilinden”, më lehtë do të gjendej gjuhë e përbahskët me partitë nga opozita.

“Në thelb, rasti me negociatat me IRJM-në fillon nga fillimi dhe me siguri prej aty ku kanë ngelur Koxias dhe Dimitrov në prani të Methju Nimicit”, shkruan portali informativ “In” dhe i përmend pesë propozimet e ndërmjetësuesit, “Republika Maqedonia e Re”,”Republika Maqedonia e Epërme”, “Republika Maqedonia e Vardarit”, “Republika Maqedonia Veriore” dhe “Republika e Maqedonisë (Shkup)”. Siç njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina, ngjarjet e fundit në relacionin Maqedoni – Greqi është një nga temat kryesore në media te fqiu jugor. Takimi i liderëve te ne dhe deklaratat e kryeministrit “Zaev për “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, kundërshtimi i partive opozitare greke për emrin konkret dhe hedhja poshtë e propozimit nga qeveria greke, si dhe biseda telefonike mes Ciprasit dhe Pensit janë në fokus të gazetarëve në Greqi. Komentet se pas reagimeve të partive nga opozita, të cilat pothuaj njëzëri e kanë hedhur poshtë propozimin “Republika Ilinditase e Maqedonisë” m sqarim se përmban irredentizëm, në qeverinë greke sërish i kanë matur mundësitë për zgjidhje dhe krijimin e konsenzusit të gjerë kombëtar në Greqi dhe kanë vendosur të përqëndrohen në propozimet e ndërmjetësuesit Nimic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat