Dialogu “Jean Monnet” vazhdon sot në qytetin e Ohrit, diskutohet për parime dhe për Kuvendin

Maqedonia

Dialogu “Jean Monnet” vazhdon sot në qytetin e Ohrit, diskutohet për parime dhe për Kuvendin

Më: 18 maj 2018 Në ora: 09:46
Ilustrim

Përfaqësuesit e partive politike parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë do t’i fillojnë sot bisedimet në kuadër të dialogut “Jean Monnet”.

Në bisedime do të flitet për Parimin kyç të pajtimit për një qasje të bashkuar ndaj integrimeve euro-atlantike për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe forcimi institucional i Kuvendit si shtyllë demokratike e të gjitha reformave.

Takimi është nxitur dhe thirrur nga treshja Ivo Vajgl, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan.

Pikat kyçe të debatit do të jenë Rregullorja e Kuvendit, Kodi etik, pavarësia buxhetore e Kuvendit, etj.

Dialogu pritet të përfundojë me një darkë, ku pritet të marrin pjesë liderët Zoran Zaev, Hristijan Mickoski, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Ziadin Sela, Bilall Kasami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat