Klinika e Hematologjisë në Shkup, transplant i qelizave hematopoietike - Bota Sot
Klinika e Hematologjisë në Shkup, transplant i qelizave hematopoietike

Maqedonia

E enjte, 24 maj 2018

Klinika e Hematologjisë në Shkup, transplant i qelizave hematopoietike

Më: 17 maj 2018 Në ora: 19:21

Reparti tërësisht i rinovuar për transplantim sot është hapur në Klinikën Universitare të Hematologjisë në Shkup dhe për herë të parë në Maqedoni do të kryhet një transplantim i qelizave hematopoietike të qelizave staminale.
 
Pacientët me sëmundje malinje të gjakut që nuk kanë një dhurues të ngjashëm të qelizave staminale, prej sot do të trajtohen në vendin e tyre. Transplantimet do të kryhen nga një ekip mjekësh në Klinikën e Hematologjisë, që është trajnuar në Gjermani, Slloveni dhe Amerikë. 
 
"Duhej të vendoseshin standardet dhe kushtet europiane për shtrimin në spital. Ne duhet të kemi qasje të papenguara në regjistrat e donatorëve të palcës së kockave europiane dhe ndërkombëtare. Duhej të forcohej bashkëpunimi multidisiplinar, pasi që është thelbësore të kuptohet se transplantimi është një punë në grup. Këtu nuk është inkuadruar vetëm një ekip nga Klinika e Hematologjisë, por edhe ekipe nga të gjitha ekipet e Qendrës Klinike",- deklaroi drejtoresha e Klinikës së Hematologjisë, Irina Panovska Stavridis.
 
20 pacientë çdo vit nga vendi dërgohen jashtë vendit për transplantimin e qelizave staminale nga një donator jo i afërt. Intervenimi kushton nga 150 deri në 200 mijë euro.
 
"Kostoja gjatë vitit 2017 për 25 pacientë të cilët u dërguan jashtë vendit për këtë metodë ishte midis 150 dhe 200 mijë euro për pacient. Ne po planifikojmë kursime serioze buxhetore prej rreth 75 për qind të parave që tani paguajnë për trajtim jashtë vendit. Ne do të investojmë paratë në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor",- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
 
Transplantimi i parë i qelizave burimore nga një dhurues i familjes në vend është bërë 17 vjet më parë. Që atëherë, rreth 440 transplantime janë kryer tek pacientët që vuajnë nga sëmundjet hematologjike.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test