Keqpërdori mbi 13 mijë euro, kallëzohet penalisht ish-drejtori i spitalit të Kriva Pallankës - Bota Sot
Keqpërdori mbi 13 mijë euro, kallëzohet penalisht ish-drejtori i spitalit të Kriva Pallankës

Maqedonia

E martë, 14 gusht 2018

Keqpërdori mbi 13 mijë euro, kallëzohet penalisht ish-drejtori i spitalit të Kriva Pallankës

Më: 17 maj 2018 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

R.M (60) nga Kriva Pallanka, është kallëzuar penalisht për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave.

Gjatë periudhës 2013-2015, në cilësinë e drejtorit të Shtëpisë së shëndetit, i akuzuari ka marr telefona celular dhe aparate për programe televizive, duke mos i evidentuar në llogari të shtëpisë së shëndetit që ka udhëhequr.

Të njëjtat nuk janë shpërndarë as ndërmjet të punësuarve në këtë shtëpi. Ai ka bërë edhe harxhime telefonike prej 168.007 denarësh (afër tremijë euro).

Dëmi i përgjithshëm i shkaktuar ndaj buxhetit të shtëpisë së shëndetit, buxhetit të shtetit dhe Fondit për sigurim shëndetësor arrin në 809.607 denarë (mbi 13 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test