Kodi Zgjedhor në procedurë parlamentare, kthehet zgjidhja e vjetër ligjore për KShZ-në

Maqedonia

Kodi Zgjedhor në procedurë parlamentare, kthehet zgjidhja e vjetër ligjore për KShZ-në

Më: 15 maj 2018 Në ora: 18:09

Deputetët do ta kthejnë zgjidhjen e vjetër ligjore për sa i përket përbërjes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.Deputetët do ta kthejnë zgjidhjen e vjetër ligjore për sa i përket përbërjes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Grupet parlamentare janë dakorduar që këto ndryshime të futen në seancë plenare në fillim të javës që vjen.

Sipas kësaj zgjidhje ligjore, KShZ do të numërojë 7 anëtarë, të cilët do t’i drejtojë një anëtar i opozitës, ndërsa shumica e anëtarëve do të zgjidhet nga përfaqësuesit e pozitës. Kjo zgjidhje ligjore do të jetë e përkohshme, njoftuan Tomisllav Tuntev nga LSDM dhe Dragan Danev nga VMRO-DPMNE. 

“Ne, si koordinatorë të të gjitha grupeve politike në Parlament, jemi pajtuar që të paraqesim një draft zgjidhje ligjore bazuar në ligjin ekzistues apo zgjidhjen e vjetër ligjore, duke pasur parasysh se diskutimet midis grupeve punuese për ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë në rrjedhim e sipër dhe do të vazhdojnë edhe më tutje, por nga ana tjetër është fakti se në shtet nuk kemi Komision Shtetëror Zgjedhor”,- theksoi Tomisllav Tuntev nga LSDM.

“Ndryshimet e Kodit Zgjedhor janë vendosur për në seancën e radhës, më 21 maj. Bëhet fjalë për ndryshimet vetëm në pjesën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kështu që kthehet zgjidhja e vjetër, me ç’rast kryetari i KShZ-së duhet të jetë nga opozita, ndërkaq shumica të jetë nga pozita. Kjo është një zgjidhje e përkohshme, sigurisht detajet tjera do të ndodhin në shtator, tetor dhe në marrëveshjet tjera për përbërjen e KShZ-së”,- tha Dragan Danev nga VMRO-DPMNE.

Mandati i anëtarëve të ri të KShZ-së do të jetë të jetë 6 muaj, pasi që përfaqësuesit e grupeve parlamentare besojnë se deri në vjeshtë do të përfundojnë bisedimet midis tyre dhe do të arrihet zgjidhje e re ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat