Afrim Gashi, në takim me strukturat e BESËS në Kërçovë

Maqedonia

Afrim Gashi, në takim me strukturat e BESËS në Kërçovë

Më: 13 maj 2018 Në ora: 01:02
Afrim Gashi

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë, Skender Rexhepi-Zejd,kanë zhvilluar takim me strukturat dhe simpatizantët e degës Kërçovë. Gjatë takimit në fjalë, strukturat partiake dhe simpatizantët e BESËS në Kërçovë, u njoftuan për së afërmi për zhvillimet e fundit në vend. Zejd Rexhepi para të pranishmëve foli për strukturimin dhe organizimin strukturor të BESËS gjithandej Maqedonisë.

Kryetari i BESËS z. AfrimGashi, para të pranishmëve foli për konceptin e BESËS, 3A-të e lëvizjes si dhe për zhvillimet e fundit në vend. Lëvizja BESA është para hyrjes në qeverinë reformatore të Zaevit, kjo po ndodh nga shkaku se Maqedonia është drejt rrugëtimit të saj euro-atlantik, NATO dhe BE.Takime të këtilla kryetari Gashi, pritet ti realizoj ditëve në vijim edhe me degët dhe strukturat tjera partiake

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat