Zaev: Klima e biznesit po stabilizohet, janë hapur mundësi të reja për investime

Maqedonia

Zaev: Klima e biznesit po stabilizohet, janë hapur mundësi të reja për investime

Më: 12 maj 2018 Në ora: 11:50
Zoran Zaev

“Klima e biznesit po stabilizohet dhe hapen mundësi për investime të reja, ndërsa me këtë do të hapen edhe vende të reja pune”, tha mbrëmë kryeministri Zoran Zaev, në hapjen e hotelit të ri “Junik” në Ohër.

Ai tha se ky investim është konfirmim se kompanitë e dëshmuara kanë filluar të investojnë, duke ndihmuar aktivitetin e përgjithshëm investues në vend.

“Ky është inkurajim për gjithë investorët tanë vendorë, ndërtuesit, se gjithë ajo që do ta fitojnë të mbetet në Maqedoni, që gjeneratave të ardhshme t’u sigurojmë mundësi më të mira”, tha Zaev.

Ai gjithashtu i përmendi edhe angazhimin dhe vullnetin politik të qeverisë që të ndërtohen marrëdhënie më të mira me bashkësinë e biznesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat