Gjendja e komunikacionit në këto momente në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e komunikacionit në këto momente në Maqedoni

Më: 2 maj 2018 Në ora: 11:17
Ilustrim

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore inter-urbane është rritur ndjeshëm mëngjesin e sotëm.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të moderuar dhe respektim të sinjalistikës . Në grykat e maleve është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Në vendkalimet kufitare paraqiten radhë të gjata në hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat