Iniciativë skandaloze e Angelovit për amnesti të pjesëmarësve në 27 prill

Maqedonia

Iniciativë skandaloze e Angelovit për amnesti të pjesëmarësve në 27 prill

Më: 29 prill 2018 Në ora: 17:40
Stojance Angelov

Një vit pas ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit në parlamentin e Maqedonisë, Stojance Angelov bën thirrje për një debat për amnesti të një pjese të të akuzuarve për ngjarjet e përgjakshme në parlament.

Angelot këto deklarata skandaloze i ka bërë duke thënë se duhet të dalin para drejtësisë iniciatorët dhe ato duhet të japin llogari derisa qytetarët e thjeshtë duhet të dalin nga burgu.

LSDM në anën tjetër ka bërë të ditur se as nuk ka menduar për ndonjë amnesti dhe se këto ngjarje duhet të përfundojnë në dorë të drejtësisë.

Pasiqë prokuroria ka mbaruar hetimet më 27 mars i ka dorëzuar aktakuzën gjykatës për 30 persona prej të cilëve 28 ngarkohen me vepër penale tororizëm derisa dy të tjerë ndihmës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat