Maqedoni, vitin e kaluar 24 punëtorë kanë vdekur në vendin e punës

Maqedonia

Maqedoni, vitin e kaluar 24 punëtorë kanë vdekur në vendin e punës

Më: 28 prill 2018 Në ora: 13:03
Ilustrim

Vendet e punës në Maqedoni edhe më tej sjellin viktima. Vetëm vitin e kaluar në vendin e punës kanë vdekur 24 persona.

“Patjetër të ngritët vetëdija për sigurinë dhe mbrojtjen në punë, por edhe të përparohet marrëveshje kolektive në këtë segment”, thanë nga LSM-së me rastin e Ditës botërore për siguri dhe shëndet në punë (28 prilli).

Më të rrezikshme edhe më tej janë vendet e punës në bujqësi, posaçërisht prodhuesit individual, e më pas punëtorët e ndërtimtarisë dhe ata të metalurgjisë së zezë.

“Më mirë është të flasim për siguri dhe shëndet, sesa ti numërojmë të vdekurit nëpër vende të punës. Kushtet e punës është patjetër të jenë njerëzore, ndërsa vendet e punës të përshtatshme për njerëz”, deklaroi kryetari i Shoqatës maqedonase për siguri dhe shëndet në punë Milan Petkoski.

Sipas drejtorit të Inspektoratit të punës Alajdin Havziu, çdo vit jetën në punë humbin 10 deri 17 persona, ndërsa lëndohen rreth 400.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat