U anulua seanca për "Titanik"

Maqedonia

U anulua seanca për "Titanik"

Më: 26 prill 2018 Në ora: 11:00

U anulua seanca  gjyqësore për lëndën "Titanik", gjegjësisht për parregullësit zgjedhore sepse ende nuk ka përgjigje pas kërkesës së avokatit Elenko Millanov që të përjashtohen këshilli gjykues siç sqaroi më parë, Prokurorja Speciale Janeva.

Në ulësen e të akuzuarve nuk u ulën Munir Pepiq dhe Edmond Temellko.Në Gjykatën penale për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik” dhe “Tarifa”. Seanca e fundit për “Titanik” u ndërpre për shkak të kërkesës së avokatit Elenko Milanov për përjashtimin e këshillit gjyqësor, të kryetarit të Gjykatës penale dhe të gjykatësve të Gjykatës së Apelit në Shkup. Gjykatësi Osman Shabani, pas pauzës deklaroi se kërkesën e avokatit do ta përcjell deri te Gjykata e Apelit. Avokati Milanov kërkoi përjashtim të gjykatësve Osman Shabani dhe Ognen Stavrev nga kjo lëndë, sepse, siç tha, prokurorja speciale publike Katica Janeva ka deklaruar për një televizion se një pjesë e gjykatësve ishin përgjuar ose kanë qenë në “bombat”. Ai kërkoi të kontrollet nëse gjykatësit Stavrev dhe Shabani ishin përgjuar për çka, siç tha, deri më tani nuk ka marrë përgjigje nga PSP-ja.

 

Në “Titanik”, që është rasti i parë i zbardhur nga PSP-ja, përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, të akuzuar janë edhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska-Boshkoski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Vekovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçevski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Këta dyshohen nga PSP-ja për shoqatë kriminale, shkelje të të drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatave zgjedhore në vitin 2012. Në bankën e të akuzuarve sot do të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe edhe dy persona të tjerë, të akuzuar për rastin “tarifa” për furnizim të paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë”, në vlerë prej rreth katër milionë euro. Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit me moskryerjen e detyrës zyrtare kanë mundësuar që personi juridik – konsorcium, i cili më vonë e mori tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negociimit gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk kishte dokumentacion të plotë të dorëzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat