Sugareski: Mbi 1 miliardë denar për rikontruimin e rrugëve - Bota Sot
Sugareski: Mbi 1 miliardë denar për rikontruimin e rrugëve

Maqedonia

E premte, 27 prill 2018

Sugareski: Mbi 1 miliardë denar për rikontruimin e rrugëve

Më: 16 prill 2018 Në ora: 21:50
Goran Sugareski

Fillojnë aktivitetet ndërtimore për rikonstruksion të 30 rrugëve në vlerë prej mbi një miliardë denarë, deri në fund të këtij viti pritet të përfundohen punimet për akset rrugore sipas kësaj baze në vlerë prej 476 milionë denarë.

Në terren tanimë po përfundon rikonstruksioni i gjashtë akseve në gjatësi prej 58 kilometrash në çka janë investuar 304 milionë denarë, të filluar vjeshtën e kaluar.

Sipas ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, deri në fund të këtij muaji ose muajit tjetër do të fillojnë të gjithë rikonstruksionet e planifikuara të rrugëve që financohen përmes Ndërmarrjes publike për rrugë shtetëror, me ç’rast, siç potencoi, në terren do të ketë ekspansion të fuqishëm ndërtimor.

“Do të kemi mbi një miliardë denarë sivjet të cilat do të shpenzohen në pjesën e rikonstruksionit të rrugëve shtetërore, rrugëve të shpejta etj., mjete tona, por edhe të tjera të cilat në mënyrë plotësuese janë paraparë nga Banka Botërore dhe BERZH-i”, deklaroi Sugareski gjatë kontrollit të sotëm të aktiviteteve ndërtimore për rikonstruksion të rrugës Petrovec – Katllanovë.

Rikonstruksioni i 5,3 kilometra rrugë në shtrirjen nga Petroveci deri në Katllanovë, në vlerë prej 34 milionë denarë, ka filluar në tetor të vitit të kaluar dhe duhet të përfundojë muajin e ardhshëm.

“Ky aks në periudhën e kaluar ishte në gjendje jashtëzakonisht të keqe dhe ishte e pashmangshme të bëhet rikonstruksion i tij. Kjo është e rëndësishme për banorët e Petrovecit, Katllanovës dhe Rzhaniçinos, si dhe për të gjithë të cilët e shfrytëzojnë këtë rrugë alternative nga autostrada”, tha Sugareski.

Siç paralajmëron drejtori i NPRRSH Zoran Kitanov, deri në maj do të përfundojë edhe rehabilitimi i autostradës A1 Petrovec – Milladinoc dhe të rrugës shtetërore A4 aksi Kaino – Hipodrom.

“Në këtë moment gjashtë akse në gjatësi të përgjithshme prej 58 kilometra dhe vlerë prej 304 milionë denarë që janë filluar vitin e kaluar po përfundojnë dhe ato janë me marrëveshjen kornizë nga NPRRSH. Gjithashtu javën e kaluar ka përfunduar rehabilitimi i rrugës nga Dibra deri në Bllato”, tha Kitanov.

Ka përfunduar procedura e tenderit dhe pritet që për një muaj të zgjidhen realizuesit për rrugët Veles-Gradsko dhe Kollare-Kërçovë, të dyja nga 10 kilometra, si qarkore tek Manastiri dhe tek Shkupi, Janë planifikuar 300 milionë denarë nga buxheti i NPRRSH-së.

“Në vijim është procedura e tenderit për rehabilitim të 16 rrugëve në vlerë prej 800 milionë denarë, mjete të NPRRSH-së. Njëkohësisht përmes programit të NP ‘Rrugët e Maqedonisë’ ka filluar rehabilitimi i rrugëve nëpër gjithë Maqedoninë, ndërsa për pjesën tjetër të planifikuar me të holla nga BERZH-i dhe Banka Botërore për të cilët po rrjedh procedura e tenderit, presim të fillojë realizimi në qershor të këtij viti. Përmes BERZH-it janë planifikuar 26 akse rrugore në vlerë prej 76 milionë euro, ndërsa përmes Bankës Botërore 12 rrugë në gjatësi prej 150 kilometra  në vlerë prej 14 deri në 15 milionë euro”, tha Kitanov, duke potencuar se ekspansioni ndërtimor ka filluar me kapacitete maksimal.

Ka përfunduar, informoi drejtori i NPRRSH-së, edhe ndriçimi i tërësishëm i Hipodromit unaza Bellvi dhe unaza Kadino, ku janë vendosur 276 shandanë me 585 drita në vlerë prej 61 milionë denarë, gjithashtu mjete të NPRRSH-së.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test